Vdes aktorja e njohur australiane NULL NULL 29.05.2018 08:47 29.05.2018 08:47 Cornelia Frances – aktorja australiane që luajti si Morag Bellingham tek “Home and Away”, ka vdekur në moshën 77-vjeçare. Francesu diagnostikua me kancer të fshikëzës vitin e kaluar dhe zbuloi në shkurt se sëmundja isha përhapur, por ishte e vendosur ta mposhte atë, transmeton Klan Kosova. Por, nuk ia doli. Ajo vdiq të hënën pas betejës me kancerin, raporton Daily Telegraph i Australisë. Ajo ndërroi jetë në mënyrë paqësore dhe ishte e rrethuar nga familja dhe miqtë. Edhe pse ajo kishte lindur në Liverpool, ajo emigroi në Australi në vitin 1970 aty ku karriera e saj aktive lulëzoi.