Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes aktori i Ghostbusters II

NULL NULL
22.06.2017 12:03

Henry J. Deutschendorf II, që pati rolin e Baby Oscar në filmin e famshëm Ghostbusters II, ka vdekur në moshën 29 vjeçare.

Henry, shpesh i njohur si Hank, e luajti atë rol bashkë me vëllain e tij binjak, William T. Deutschendorf, që zbuloi përmes një postimi në Facebook që Henry e ka humbur betejën e tij me çrregullimin skizoafektiv (schizoaffective), javën e kaluar.

Binjakët Deutschendorf nuk luajtën kurrë më në  asnjë film, por u shfaqën në dokumentarin e vitit 2017, Cleanin’ Up The Town: Remembering Ghostbusters.

Si të rritur, të dy vëllezërit i ishin përkushtuar shkollës së arteve parciale të cilin e kishin krijuar vetë.

lajme të ngjashme