Vdes aktori holandez Rutger Hauer, ylli i ”Blade Runner” (VIDEO) NULL NULL 25.07.2019 09:21 25.07.2019 09:21 Ka vdekur në moshën 75 vjeçare, aktori holandez Rutger Hauer. Rutger Hauer është i njohur për adhuruesit e kinematografisë, për rolin e tij si Roy Batty në filmin ”Blade Runner”, njofton Klan Kosova. Siç raportojnë mediat e huaja aktori Rutger Hauer, ndërroi jetë pas një sëmundjeje shumë të shkurtër. ”Ai vdiq paqësisht në shtëpinë e tij në Holandë”, thuhet mes tjerash në mesazhin mortor. Në mesin e atyre që ngushëlluan për vdekjen e tij është regjisori Guillermo del Toro, i cili e quajti atë ”një aktor i madh, i thellë, origjinal dhe magnetik pasi solli të vërtetën, fuqinë dhe bukurinë në filmat e tij”, njofton Klan Kosova.