Vdes aktori amerikan Andre Braugher NULL NULL 13.12.2023 19:00 13.12.2023 19:00 Aktori amerikan, Andre Baraugher, ka vdekur në moshën 61-vjeçare. Braughteri njihej për rolet e tij në seritë “Brooklyn Nine-Nine” dhe “Homicide: Life on the Street”. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar për Variety publicistja e aktorit, Jennifer Allen. Braughteri së fundmi kishte marrë famë më të madhe falë serisë “Brooklyn Nine-Nine” por ishte shpërblyer me çmimin Emmy për rolin e Detektivit Frank Pembleton në “Homicide: Life on Street” më 1998.