Vdes 80-vjeçari që u aksidentua në Vragoli NULL NULL 01.10.2022 15:01 01.10.2022 15:01 Një i moshuar, rreth 80 vjeçar, ka vdekur në QKUK teksa po trajtohej pasi në mesditë ishte goditur nga vetura në magjistralen Prishtinë-Pejë konkretisht në fshatin Vragoli. Këtë për Klankosova.tv e bën të ditur nga policia e rajonit të Prishtinës teksa thuhet se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion. “Në ora 14:15, nga Emergjenca e QKUK-së është pranuar informata se personi i aksidentuar, ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për autopsi”. 80 vjeçari goditet nga vetura në Vragoli, është në gjendje të rëndë