Vdes 63 vjeçarja nga Rahoveci e prekur nga Covid-19 NULL NULL 12.05.2020 14:50 12.05.2020 14:50 Ka ndërruar jetë edhe një paciente tjetër e infektuar me Covid-19. E ndjera është një 63 vjeçare nga Rahoveci, dhe ishte duke u trajtuar në Klinikën Infektive, njofton Klan Kosova. Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, Drejtori i Shëndetësisë në Rahovec, Samir Mustafa. 63 vjeçarja ishte paciente e cila vuante edhe nga dializa. Ky rast çon në 29 numrin e të vdekurve në Kosovë që lidhen me virusin Covid-19.