Vdes 26 vjeçari që u ther mbrëmë në Prizren NULL NULL 07.07.2024 22:18 07.07.2024 22:18 Fotografi ilustruese, e përpunuar nga Klankosova.tv. Ka vdekur A. Th, i cili ishte therur mbrëmë në Prizren. Për shkak të plagëve të rënda, 26-vjeçari ishte dërguar për trajtim në QKUK ku edhe ka vdekur. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit. Gashi tha se lidhur me rastin është identifikuar edhe arrestuar i dyshuari. “Rasti është duke u hetuar në koordinim me prokurorin e shtetit”, tha Gashi. Lidhur me rastin gjatë ditës ka raportuar Klankosova.tv Dyshohet se viktima (tashmë i ndjeri) pasi ishte therur dyshohet se ishte hedhur nga vetura, prej disa personave. Gjendet në rrugë një person në Prizren, dikush e theri me thikë dhe e hodhi nga vetura