Vdekje misterioze në Istog, vetura qe e dëmtuar dhe gjendet armë pranë viktimës NULL NULL 18.08.2025 19:05 18.08.2025 19:05 Fotografi ilustruese për Policinë e Kosovës. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Rakosh të Istogut. Aty një person është gjetur pa shenja jete brenda një veture. Rasti është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Rreth orës 15:40 kemi pranuar informacionin se në rrugën Rakosh-Cerkolez, dyshohet se një person pa shenje jete është në veturë. Njësitet policore dhe njësitet tjera relevante kanë dal në vendin e ngjarjes. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor. Për rastin kanë nisur tashmë hetimet”, deklaroi Gashi. “Trupi i pajetë me urdhër të prokurorit dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Rasti po cilësohet si “Hetim mbi vdekjen” dhe po hetohet nga Sektori i Hetimeve Rajonale”, theksoi ai. Klankosova.tv mëson se pjesa e prapme e veturës së viktimës ka qenë e dëmtuar. Po ashtu në afërsi të viktimës është gjetur edhe një armë./ Klankosova.tv.