Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdekja tragjike në Austri, kryetari i Dragashit ngushëllon familjen për vdekjen e Asllan Musliut

NULL NULL
18.03.2026 14:48

Kryetari i Dragashit, Behxhet Xheladini, i ka shprehur ngushëllime familjes Asllani nga fshati Zaplluxhë e kësaj komune, për vdekjen e anëtarit të saj Asllanit.

Ai humbi jetën tragjikisht në vendin e punës ditën e djeshme në një kantier ndërtimit në Vjenë të Austrisë.

Përveç tij, aty vdiqën edhe dy të tjerë nga Kosova. Pajtim Bajrami dhe Istref Zekaj.

“Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Dragashit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Musliu dhe të gjithë të afërmit e tyre. Humbja e një jete të re është një plagë e rëndë jo vetëm për familjen, por edhe për tërë shoqërinë tonë”, shkruan Xheladini.

lajme të ngjashme