Vdekja e punëtorit 29-vjeçar në Gjakovë, arrestohet një person NULL NULL 24.04.2026 09:55 24.04.2026 09:55 Një person është arrestuar lidhur me rastin e rëndë të vdekjes së punëtorit të enjten në Gjakovë. 29 vjeçari Lendrit Fetahaj vdiq në vendin e punës si pasojë e rrëzimit nga një lartësi. “Me vendim të prokurorit kujdestar lidhur me rastin një person i dyshuar mashkull kosovar është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thotë policia në raportin 24-orësh, transmeton Klankosova.tv. 29-vjeçari që humbi jetën tragjikisht një ditë më parë ka qenë edhe futbollist i klubit Gjakova. Klubi përmes një reagimi i shprehu ngushëllime familjes duke thënë se me dhimbje e morën lajmin për vdekjen e lojtarit të tyre. Ngjarja e rëndë në Gjakovë: 29-vjeçari që vdiq në vendin e punës kishte qenë edhe futbollist Detaje nga vdekja tragjike e punëtorit në Gjakovë