Vance: Kushner dhe Witkoff ndodhen në Zvicër për negociatat me Iran NULL NULL 20.06.2026 18:35 20.06.2026 18:35 Vance: Kushner dhe Witkoff ndodhen në Zvicër për negociatat me Iran Zëvendëspresidenti i ShBA-së, JD Vance, deklaroi se Jared Kushner, dhëndri i presidentit Donald Trump, si dhe i dërguari amerikan Steve Witkoff, ndodhen tashmë në Zvicër përpara bisedimeve të planifikuara me Iran. Sipas Vance, të dy po merren me disa nga aspektet teknike të negociatave, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. “Nga sa kam kuptuar pas bisedës me Jaredin dhe Steve-n këtë mëngjes, gjërat po ecin mirë”, u shpreh ai. I pyetur nëse ka në plan t’u bashkohet atyre në Zvicër, Vance tha se pret të niset “brenda dy ditëve të ardhshme”.