Vdekja e Navalnyt, Borrell: Putini do të mbahet përgjegjës NULL NULL 19.02.2024 18:04 19.02.2024 18:04 Foto: Platforma X, Josep Borrell Yulia Navalnaya, gruja e politikanit të vrarë rus, Alexei Navalny, u takua sot me Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian. Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, është zotuar se presidenti rus, Vladimir Putin, do të mbahet përgjegjës për vdekjen e Alexei Navalny. “Ne i shprehëm ngushëllimet më të thella të BE-së për Julia Navalnaya. Vladimir Putin dhe regjimi i tij do të mbajnë përgjegjësi për vdekjen e Alexei Navalny”, shkroi Borrell në X, i njohur më parë si Twitter. “Siç tha Yulia, Putini nuk është Rusi. Rusia nuk është Putin. Ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë për shoqërinë civile të Rusisë dhe mediat e pavarura”, shtoi ai, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.