Vdekja e Ivan Iliçit, më shumë zbulesë se kumt NULL NULL 23.09.2022 16:33 23.09.2022 16:33 Novela e Leon Tolstoit, “Vdekja e Ivan Iliçit” për dramaturgun Zymber Kelmendi shijon psikologji, por edhe ndërtimi i saj mrec psikikën e lexuesit, me fillimin e vetë tregimit që bie në kokën e lexuesit po aq direkt sa titulli kumtues i këtij rrëfimi. “Një vepër shumë e veçantë, një novelë shumë psikologjike e cila të them të drejtën pastaj ndërkohë si ka mundur të përkthehej kjo edhe në film duke i qëndru pjesës kah kinematografia, pjesës kinematografike dhe më bëri përshtypje që i kishte disa adaptime shumë të suksesshme duke fillu nga Akiro Kurosaëa e pastaj te adaptimet e mëvonshme të cilat janë edhe më moderne,” ka thënë Zymberi në KultOra të Klan Kosovës. “Një libër që fillon me atë që quhet goditje në start. Që në rreshtat e parë ne marrim një informacion, Ivan Iliçi, personazhi kryesor ka vdekur. Pra, Ivan Iliçi personazhi kryesor ka vdekur. Kjo në kinematografi është ajo pjesa që quhet kulmi ku goditet shikuesi dhe pasta e zgjon kureshtjen”. Për Kelmendin, vdekja e tij shkon përtej informacionit, dhe zbulon po aq shumë jetët aktuale të atyre përreth tij. “Më tepër se sa që sjell një informacion për vdekjen na vjen si një përshkrim i atij ambient, i atij falsiteti të atyre njerëzve të cilët të gjithë këtë vdekje, por po flasim për një njeri që vdes në një moshë të mesme në mendjen e tyre ndonëse shprehim keqardhjen me sjelljen e tyre të gjithë e kanë se kush do të përfitojë nga vdekja e tij dhe kjo me automatizëm na e zbulon një ambient fals ku asgjë nuk është autentike”.