Vdekja e dyvjeçarit në Vlorë, policia: Fëmija ishte në shtëpi me nënën e tij NULL NULL 13.04.2026 08:16 13.04.2026 08:16 Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja tragjike që ndodhi të dielën në Vlorë, ku një fëmijë dyvjeçar humbi jetën pasi ra nga ballkoni i banesës. Sipas policisë së Vlorës, në momentin e incidentit të rëndë, fëmija ndodhej në shtëpi së bashku me nënën e tij, njofton Klankosova.tv. Njoftimi: Sot, rreth orës 18:20, në lagjen “Pavarësia 3”, një fëmijë 2 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i banesës në pallatin ku banonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend. Nga të dhënat paraprake rezulton se fëmija ndodhej në banesë së bashku me nënën e tij, shtetasen K. H. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.