Vdekja e 26-vjeçarit në Prizren, policia e arreston edhe një të dyshuar NULL NULL 08.07.2024 15:47 08.07.2024 15:47 Foto ilustruese. Policia e Kosovës Policia e ka arrestuar edhe një person në lidhje me rastin e 26-vjeçarit, i cili u ther për vdekje në orët e vona të së shtunës, në lagjen Bazhdariane të Prizrenit. 29-vjeçari, H.B, dyshohet për disa vepra penale si “Lëndim i rëndë trupor”, “Mosdhënia e ndihmës” dhe “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve te tyre”. I dyshuari është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren, ku në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar. “I dyshuari, ka qenë në dijeni për veprën penale si dhe kryerësin e veprës penale, i njëjti nuk e ka lajmëruar veprën penale si dhe kryesin e saj, po ashtu nuk i ka ofruar ndihmë viktimës. Në lidhje me rastin në cilësinë e provave materiale është sekuestruar një automjet me targa vendore, pronë e të dyshuarit H.B. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që i dyshuari të ndalohet për 48 orë. Rasti po hetohet nga njësiti i hetime te sektorit rajonal ne Prizren”, thuhet në njoftimin e policisë transmeton Klankosova.tv Lidhur me rastin më herët ka raportuar edhe Klankosova.tv Së shpejti kërkesa për paraburgim ndaj shtetasi turk që dyshohet se theri për vdekje 26-vjeçarin në Prizren Ky është i dyshuari që theri për vdekje 26-vjeçarin në Prizren Vdes 26 vjeçari që u ther mbrëmë në Prizren