Vazhdon shitja e biletave për ballafaqimin Kosovë-Azerbajxhan NULL NULL 20.02.2025 10:42 20.02.2025 10:42 Kosova do të ndeshet sot me Azerbajxhanin në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë me fillim nga ora 19:30. E biletat për këtë super ndeshje po vazhdojnë të shiten ende, transmeton Klankosova.tv. “Basketbollistët e Kosovës kanë nevojë për përkrahje për të triumfuar dhe vazhduar rrugën e kualifikimit. Le të ushtojë salla për Dardanët dhe le të jetë një atmosferë e jashtëzakonshme në Prishtinë. Kosova ka më shumë se kurrë nevojë për mbështetjen tuaj”, bëjnë thirrje nga Federata e Basketbollit të Kosovës. Biletat shiten te New Born në Prishtinë nga ora 12:00 dhe në Mitrovicë te Fan Clubi i KB Trepçës nga ora 11:00. Biletat kushtojnë 4 euro.