Vazhdon seanca për sulmin në Banjskë, të akuzuarit dalin para gjykatës NULL NULL 20.02.2026 09:57 20.02.2026 09:57 Gjyqi për sulmin në Banjskë - Foto nga Ekonomia Online Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, po mbahet seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë të Zveçanit, ku pati mbetur i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku. Para gjykatores janë sjellë tre të akuzuarit, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, transmeton Klankosova.tv. Në seancën e së enjtes, prokurori i rastit, Naim Abazi, propozoi administrimin e disa provave, përfshirë dy raporte përmes ndihmës juridike ndërkombëtare nga Amerika. Por mbrojtja, përmes avokatëve Ljubomir Pantoviq, Millosh Deleviq dhe Jovana Fillipoviq, kundërshtuan ligjshmërinë dhe relevancën e provave. Ndryshe, Toliq dhe Maksimoviq, kërkuan që fotografitë dhe video-incizimet të përdoren për të dëshmuar pafajësinë e tyre.