Vazhdon seanca e Kuvendit NULL NULL 09.02.2018 08:13 09.02.2018 08:13 Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë sot seancën e cila ishte lënë në gjysmë gjatë ditës së djeshme. Gjatë së enjtes, Kuvendi shqyrtoi disa pika të rendit të ditës, kurse sot nga ora 11:00 vazhdon me pikat e mbetura dhe me votimin e pikave të shqyrtuara, për të cilat nuk kishte kuorum për votim, transmeton Klan Kosova. Poashtu u mbajt debati parlamentar, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me dënimin e disa aktivistëve të këtij subjekti politik.