Vazhdon gjykimi ndaj të akuzuarve për vrasjen e Auron Thaqit NULL NULL 23.04.2026 08:16 23.04.2026 08:16 Foto nga KP Këtë të enjte në Gjykatën Themelore të Prizrenit do të vazhdojë seanca gjyqësore për rastin e vdekjes tragjike të Auron Thaqit. Kështu ka konfirmuar për Klankosova.tv nëna e të ndjerit, Esma, derisa u bë e ditur se seanca do të fillojë nga ora 13:15. Kujtojmë se Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj Enes Ay dhe Hajrullah Brcanit, të cilët në seancën fillestare janë deklaruar të pafajshëm. I riu Auron Thaqi, vdiq më 7 korrik 2024, pasi ishte plagosur rëndë me thikë. Në njëvjetorin e vdekjes, nëna e tij pati rrëfyer në Klan Kosova se si e kishte pranuar lajmin e trishtë. Ajo ka kërkuar burgim të përjetshëm për të akuzuarit. Nëna e Auron Thaqit kërkon burgim të përjetshëm për vrasësit e djalit të saj (VIDEO)