Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vazhdojnë zjarret në Lipjan, dyshohet për 10 hektarë grurë të djegur

NULL NULL
07.07.2025 17:49

Zjarret kanë vijuar të përfshijnë sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore në komunën e Lipjanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Sipas informacioneve, dyshohet se mbi 10 hektarë me grurë janë djegur si pasojë e flakëve që kanë shpërthyer gjatë orëve të pasdites së sotme, shkruan Klankosova.tv

Zjarri është përhapur me shpejtësi për shkak të erërave të forta dhe temperaturave të larta, duke rrezikuar edhe parcelat përreth.

Ekipet e zjarrfikësve nga Lipjani janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të vënë nën kontroll flakët.

Ende nuk dihet për shkaqet e zjarrit.  / Klankosova.tv

Zjarr në Krojmir të Lipjanit, digjet gruri dhe një pjesë e malit

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.