Zjarr në Krojmir të Lipjanit, digjet gruri dhe një pjesë e malit

Zjarri ka përfshirë një pjesë të fshatit Krojmir të Lipjanit. Sipas një lexuesi të Klankosova.tv, zjarri ka përfshirë pjesë të grurit dhe të malit, derisa në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe zjarrfikësit. Klankosova.tv ka kontaktuar me organet kompetente për informacione më të hollësishme, dhe është ende në pritje të përgjigjeve.