Vazhdojnë lëndimet e lojtarëve të Manchester United, pati tri edhe në miqësoren me Liverpool-in NULL NULL 04.08.2024 09:43 04.08.2024 09:43 Miqesorja Manchester United dhe Liverpool. Foto:Sky News Problemet e lëndimeve të lojtarëve të Manchester United po vazhdojnë pasi Aaron Wan-Bissaka, Victor Lindelof dhe Jonny Evans u detyruan të largohen gjatë ndeshjes miqësore ndaj Liverpool-it, 0 me 3. Manchester United tashmë nuk e ka për tre muaj Leny Yoro për shkak të një dëmtimi në këmbë, ndërsa sulmuesi Rasmus Hojlund mori një tendosje të kërdhokullës. Marcus Rashford dhe Antony u tërhoqën me probleme kundër Real Betis, megjithëse të dy vazhduan të luanin një pjesë në lojën ndaj Liverpool. Por Lindelof u largua në pjesën e parë për shkak të lëndimit si masë që mos të lëndohet më shumë – Harry Maguire e ndërpreu lojën për të njëjtën arsye – ndërsa Evans u tërhoq për shkak të sëmundjes. Wan-Bissaka u rrëzua në minutën e 80-të dhe u trajtua në fushë, ndërsa 21-vjeçari Will Fish gjithashtu nuk mundi të vazhdonte. Trajneri Erik ten Hag u shpreh se duhet të shoh se çfarë ka ndodhur. “Patëm, sigurisht, disa lëndime, por kjo është pjesë e futbollit të klubit. Ne duhet të zhvillojmë ekipin tonë dhe të bëjmë një përparim të mirë”, ka thënë Hag, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.