Vatovci: Do të jetësoj ëndrrën e babait në BBVK 3 (VIDEO) NULL NULL 18.10.2024 23:26 18.10.2024 23:26 Banori i shtëpisë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP Kosova 3, Burim Vatovci, ka thënë se do të jetësojë ëndrrën e babait të tij të ndjerë, Agim Vatovci, duke u bërë pjesë e spektaklit. Prezantuesi i BBVK 3, Alaudin Hamiti, gjatë spektaklit ka prezantuar një mesazh që kishte marrë nga Vatovci ku i njëjti kishte shprehur dëshirë për të hyrë në këtë format, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore hyrja e tij u pamundësua. Hamiti, mes tjerash, tha se produksioni i BBVK 3 ka përgatitur një mesazh për Burimin nga babai i tij duke përdorur inteligjencën artificale. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.