Vasquez do të startojë sonte si mbrojtës i djathtë, thotë Marca NULL NULL 16.04.2025 18:29 16.04.2025 18:29 Sipas raportimeve të fundit nga Marca, Lucas Vazquez pritet të luajë si mbrojtës i djathtë në ndeshjen e sonte të Real Madridit kundër Arsenalit. Ky vendim i trajnerit Carlo Ancelotti vjen si një surprizë, duke i dhënë mundësinë Federico Valverdes të rikthehet në mesfushë, ku ai ndihet më komod dhe kontribuon më shumë për ekipin. Ky ndryshim mund të jetë vendimtar për performancën e ekipit në këtë ndeshje të rëndësishme. Kampioni në fuqi i Evropës ndjek rezultatin, pasi ka humbur 3:0 në ndeshjen e parë në Emirates Stadium.