Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vashat e Kosovës pësojnë humbje nga Irlanda

NULL NULL
04.06.2022 16:46

Kosova 3×3 në konkurrencën e femrave është mundur nga Irlanda me rezultat 16:13, në kualifikimet për FIBA Europe Cup, që po zhvillohen në Qipro.

Ndeshjen më mirë e nisën irlandezet, me një seri prej 4:0, por shpejt rikthehen Dardanet, duke barazuar rezultatin në 4:4, dhe lojë e barabartë u zhvillua deri te shifrat 8:8, kur Kosova më pas krijon epërsi 8:11, megjithatë në momentet vendimtare, Irlanda u tregua më e vëmendshme, duke fituar 16:13, transmeton Klankosova.tv.

Ndeshjen e ardhshme, Kosova do ta ketë ndaj Andorrës nga ora 16:05.

 

 

lajme të ngjashme