Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Varroset në Gjilan, Shqiponja Isufi, e cila dyshohet se u vra nga burri në Zvicër (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Tershana 05.10.2022 20:27

Shqiponja Isufi që dyshohet se u vra nga burri i saj në Zvicër, u varros në varrezat e qytetit të Gjilanit, të mërkurën.

Përshëndetja e fundit me vajzën nuk ishte fare e lehtë për prindërit që u mërzitën fort, njofton Klan Kosova.

Ata mbase i forcuan pak ngushëllimet e homazhet nga shumë qytetarë e përfaqësues institucionet që bënë para trupit të 41-vjeçares në Gjilan, e cila nga mosha 9-vjeçare jetoi në Zvicër.

Isufi, që la pas vetes dy fëmijë, sipas mediave zvicrane u gjet e vdekur në banesën e saj, dhe pas autopsisë u arrestua burri i saj shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

Për mënyrën e vdekjes së 41-vjeçares familjarët nuk deshën të flasin.

lajme të ngjashme