Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Varroset Don Kelmend Spaçi, katolikë e myslimanë i japin lamtumirën famulltarit të njohur (VIDEO)

NULL NULL
06.04.2026 22:26

Sot në Velezhë të Prizrenit, kambana e kishës katolike ra veç për Don Kelmend Spaçin, përpara lamtumirës së tij të fundit.

Famullitari i njohur për kontributin e tij ndërfetar dhe humanitar, u kujtua si udhërrëfyes për shumë gjenerata, transmeton Klankosova.tv.

Fjalët e mbajtura për Don Kelmendin theksuan se ai nuk shërbeu vetëm për komunitetin katolik, por gjithmonë kishte një lidhje të veçantë edhe me bashkëpunëtorët myslimanë të zonës, besimtarët u mblodhën në Velezhë për ditën e dytë të Pashkëve dhe për meshën kushtuar priftit që vdiq javën e kaluar, duke krijuar një grumbullim të madh emocional për familjarët dhe bashkëqytetarët.

Në varrim mori pjesë edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e cila theksoi se kontributi i Don Kelmendit do të mbetet udhërrëfyes për shumë breza.

Pikërisht për humanizmin dhe veprimtarinë e tij kombëtare, më 2 prill presidentja Vjosa Osmani i akordoi medaljen Presidenciale “Shën Nëna Terezë” post mortem.

Osmani ishte prezent në varrim dhe shkroi disa vargje për të, duke e përjetësuar kujtimin e tij në një nga momentet më të rëndësishme të komunitetit të Velezhës.

Varroset Dom Kelmend Spaqi – 06.04.2026 – Klan Kosova

lajme të ngjashme