Varret masive në Malajzi, dyshohet për viktima tajlandeze NULL NULL 24/05/2015 24/05/2015 Disa varre masive që mendohet se mbajnë trupat e emigrantëve janë gjetur në Malajzi. Ministri i Brendshëm Zahid Hamidi deklaroi se varret u zbuluan në 17 kampe të braktisura pranë kufirit me Tajlanden, por nuk e përcaktoi numrin e saktë të viktimave. Duke menduar se identiteti i tyre mund të jetë tajlandez, në vend ka nisur një goditje e ashpër ndaj rrjeteve të trafikimit. Një hetim i Jonathan Head, korrespodentit të BBC-së, ka gjetur se vetë komunitetet në Tajlandë janë ato që i japin një dorë trafikantëve. Sipas tij, të rrëmbyerit mbahen në xhungël derisa familjarët e tyre paguajnë një shpërblim, por faktet tregojnë se shumë prej tyre kanë humbur jetën nga sëmundjet apo uria.
Lajme Në kërkim për trafik droge me Habilajt, arrestohet ish-shefi i policisë së Dhërmiut 12 minuta më parë