Varhelyi takohet me ministren serbe: U konfirmua se agjenda e reformës së BE-së është prioritet për Serbinë NULL NULL 11.10.2023 19:59 11.10.2023 19:59 Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, është takuar me ministren e Integrimeve Evropiane të Serbisë, Tanja Misçeviq. Varhelyi tha se Misçeviqin e inkurajoji që Serbia të vazhdojë të tregojë përkushtimin e saj për sundimin e ligjit. “E inkurajoj Serbinë të vazhdojë të tregojë përkushtimin e saj për t’i realizuar çështjet e vonuara të sundimit të ligjit dhe të sigurojë zbatimin e ligjeve të fundit”, tha Varhelyi, transmeton Klankosova.tv. Më tej, ai tha se takimi me Misçeviqin konfirmon se agjenda e reformës së Bashkimit Evropian është prioritet kryesor për Serbinë.