Varane pas pensionimit: U çova njëmijë herë…por erdhi momenti të ndalem NULL NULL 25.09.2024 13:51 25.09.2024 13:51 Njëri ndër qendërmbrojtësit më të suksesshëm në botë, Raphael Varane, është pensionuar sot nga futbolli. Ndonëse vetëm 31-vjeçar, francezi i ka varur atletet pas problemeve serioze me lëndime në vitet e fundit. “Jam rrëzuar e çuar një mijë herë, dhe këtë herë, ka ardhur momenti që të ndalem dhe t’i var atletet me ndeshjen e fundit timen që do të mbetet fitorja e një trofeu në Wembley”, ka shkruar francezi. Varane mësohet se do të vazhdojë të punojë në futboll, dhe do të mbajë rol te Como tek të cilët ishte transferuar së fundmi.