VanVleet: Vë bast në veten tënde NULL NULL 14.06.2019 14:02 14.06.2019 14:02 Basketbollisti i Toronto Raptors, Fred VanVleet, ishte mbrëmë vendimtar në fitoren e katërt të kanadezëve që siguruan titullin e parë të kampionit në NBA. Për dallim nga yjet e tjera të skuadrës si Kawhi Leonard, Marc Gasol, Kyle Lowry dhe Serge Ibaka, VanVleet nuk ishte draftuar fare kur ishte deklaruar për draftim në NBA. Por po atë vit, Toronto e kishte marrë në radhët e veta dhe e kishte dërguar në disa nivele më poshtë, tek klubi që ka lidhje me të, Raptors 905, për ta kthyer më vonë në ekip. Ai në Instagram e ka publikuar një fotografi me trofeun e NBA-së, duke ia vënë mbishkrimin: Vë bast në veten tënde. https://www.youtube.com/watch?v=LM5Cn_RT2HA