Van Nistelrooy bëhet ndihmës-trajner tek Manchester United NULL NULL 08.07.2024 09:57 08.07.2024 09:57 Ruud van Nistelrooy, është kthyer edhe njëherë në “Old Trafford”. Veçse kësaj here jo si futbollist, por si pjesë e stafit teknik. Ai është bërë ndihmës i bashkëkombasit të tij, trajnerit të Manchester United, Erik ten Hag. Kjo u bë e ditur nga eksperti i transferimeve Fabrizio Romano. Ruud van Nistelrooy ishte futbollist legjendar i “Djajve të kuq”, duke kontribuar ndjeshëm në suksesin e kësaj skuadre me golat e tij. Holandezi luajti edhe për Real Madridin. Ai e ka nisur edhe zejen e trajnerit para disa viteve. 48-vjeçari udhëhoqi gjeneratat e reja të PSV Eindhoven, e vitin e kaluar e drejtoi skuadrën e parë.