Valverde dhe Alaba dyshohet të jenë lënduar kundër Arsenalit NULL NULL 09.04.2025 08:09 09.04.2025 08:09 Pas ndeshjes çerekfinale kundër Arsenalit mbrëmë në Ligën e Kampionëve, dy lojtarët e Real Madridit, Fede Valverde dhe David Alaba, kanë ndier shqetësime muskulore dhe pritet të vlerësohen gjatë kësaj jave nga stafi mjekësor i klubit, raporton The Athletic. Sipas raportimeve, të dy futbollistët do të kryejnë teste në Madrid për të përcaktuar shkallën e dëmtimit, megjithëse nuk besohet se bëhet fjalë për një lëndim serioz. Trajneri Carlo Ancelotti mund të vendosë t’i pushojë ata në ndeshjen e ardhshme kundër Alaves në La Liga, për të shmangur rrezikun e përkeqësimit të gjendjes së tyre.