Valon Syla: Vetëvendosja doli të jetë gjysma e shijes së diasporës (VIDEO) NULL NULL 16.10.2019 22:19 16.10.2019 22:19 Analisti politik, Valon Syla, ka thënë se vota e diasporës nuk mund të përbëjë ndonjë ndryshim në rezultatin e përgjithshëm. Sipas Sylës nga numërimi i përmbi 75 për qind të votave të diasporës deri më tani u pa që Vetëvendosja është gjysma e shijes së saj, njofton Klan Kosova. “Sipas rezultateve të numëruara deri më tani del që Vetëvendosje është e para, LDK e dyta dhe PDK e treta që nuk e prish edhe rezultatin vendor. Shihet që kërkesa dhe euforia ishte e madhe për të votuar nga diaspora. Me gjasë që edhe një pjesë ishte e nxitur edhe për fabrikim të votave, për të cilat ka pasë edhe akuza të përfaqësuesve të partive politike në bord të KQZ-së”. “Në esencë vota e diasporës është më shumë një zhurmë e rrjeteve sociale sesa që ka ndonjë ndikim në rezultat po aq sa në ndryshimin e kahut”. “Votimi me postë është pak i vështirë dhe ka mundësi të fabrikohet e që gjithmonë është monitoruar më shumë për shkak edhe të votimit me postë që mund të ndodhë edhe nga Serbia, për çka KQZ e ka shikuar me një kujdes më të madh”. “Nga të gjitha këto vota atë që vërejmë është se Vetëvendosja është thuajse gjysma e shijes së diasporës dhe gjysma tjetër është PDK, LDK dhe partitë e vogla janë gjysma tjetër”. “Pra nëse e analizojmë rezultatin e mbi 70 për qind të votave i bie që VV-ja ka rreth 50 për qind të votave të diasporës ndërsa LDK dhe PDK me ka 1600 vota. Nëse dikush mendon se vota e diasporës mund të bëjë ndryshimin është e fryrë dhe euforike dhe nuk mund të ketë implikim në rezultatin final apo ndryshimin nga vendi i parë te i dyti e të tjerë”. Sa i përket Nismës, Syla në Analiza Zgjedhore tha se nëse do ta kalonte pragun dhe do të hynte në qeveri do të përbënte ndryshim e veçanërisht për Vetëvendosjen. “Hyrja e Nismës më shumë i konvenon LDK-së sepse ka një disponim për bashkëpunim. LDK i druhet një bashkëpunimi me Vetëvendosjen dhe mendoj që me Nismën do të krijonin një tjetër balancë”. “Te Nisma kemi parë një dëshirë për t’u bërë pjesë e qeverisë e te VV-ja shoh ndrojtje që mund ta pranonte Nismën në lojë. Futja e Nismës dhe partive të tjera të komuniteteve do ta bënte Kurtin një kryeministër me qeveri të shpërndarë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025