Valon Berisha shënon gol në fitoren e Lask-ut NULL NULL 20.10.2024 17:15 20.10.2024 17:15 Valon Berisha LASK Valon Berisha, është një nga protagonistë në fitoren e skuadrës së tij LASK, kundër Tirolit në xhiron e 10-të të kampionatit austriak. Berisha, realizoi për ta barazuar rezultatin 1:1 në minutin e 40-të. Ai luajti deri në minutin e 54-të të këtij takimi, njofton Klankosova.tv Për mesfushorin e kombëtares së Kosovës, ky ishte gol i katërt në këtë edicion në të gjitha garat, derisa ka edhe katër asistime. 31-vjeçari ishte pjesë e kombëtares së Kosovës për ndeshjet e tetorit, duke u paraqitur në takimin ndaj Lituanisë. Ndaj Qipros nuk u inkuadrua fare, shkaku i një lëndimi të lehtë.