Valixhe e dyshimtë në Aeroport, policia raportohet se ka evakuuar sektorin NULL NULL 10.02.2025 20:37 10.02.2025 20:37 Foto nga lexues të Klankosova.tv Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, është hasur një valixhe të dyshimtë. Këtë e raportoi një lexues i klankosova.tv, teksa shtoi se policia ka evakuuar sektorin kritik. Lexuesi ka dërguar edhe foto nga vendi i ngjarjes. Klankosova.tv, ka kontaktuar me zyrtarë të aeroportit, ku nga atje nuk e mohuan e as nuk e pohuan një gjë të tillë. Redaksia ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, por që një përgjigje nuk e ka marrë deri në momentin e publikimit të këtij lajmi.