Valencia e Zalgiris fitojnë ndaj Panathinaikos dhe Fenerbahce, mbesin në garë për Final-Four NULL NULL 06.05.2026 22:16 06.05.2026 22:16 Foto: Eurobasket / X Vazhdon faza e playoffit të Euroleague në basketboll, me ndeshjet çerekfinale. Pas kualifikimit të Olympiacos në final-four mbrëmë me fitoren 3-0 në ndeshje ndaj Monacos, këtë mundësi e shpërdoruan sonte Panathinaikos dhe kampionët aktual Fenerbahce, pasi nuk arritën të fitojnë ndaj Valencias, respektivisht Zalgirisit. Skuadra e Valencias, pas dy humbjeve të ngushta në Spanjë, e udhëhoqi ndeshjen e 3-të që nga fillimi duke fituar në fund me rezultatin 91-87. Derisa skuadra e Zalgiris, edhe pse ishte në disavantazh prej 19 pikëve në një moment të lojës, arriti të përmbys rezultatin dhe të fitojë në fund me 81-78. Ndeshjet e 4-ta të këtyre takimeve do të luhen të premten dhe do të transmetohen në kanalet Sport të platformës Artmotion. /Klankosova.tv