Valbon Krasniqi: Shifrat e fundit me koronavirus në Kosovë janë tmerruese NULL NULL 11.07.2020 00:21 11.07.2020 00:21 Të premten janë konfirmuar 205 raste të reja me koronavirus në Kosovë. Valbon Krasniqi, ushtrues detyre i drejtorit të SHSKUK-së, ka thënë që këto shifra janë sipas tij, tmerruese për Kosovën. “Nëse vazhdojnë këto shifra, atëherë në vend do të rëndohet situata edhe më shumë. Gjendja është skajshmërisht e rënduar; kapacitetet e klinikave të QKUK-së janë stërmbushur”. Krasniqi këto deklarata i ka bërë në intervistën e parë në Klan Kosova, në pozitën e drejtorit të SHSKUK-së. “Ne kemi raportuar që tashmë edhe spitalet regjionale kanë filluar të trajtojnë rastet më të lehta, në mënyrë që të provojmë të shkarkojmë pak klinikat e QKUK-së”.