Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vaksinim i sikletshëm për pleqtë në Lipjan (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Bellagoshi 15.05.2021 20:46

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Lipjan, ka përcaktuar katin e tretë për vaksinim.

Kjo po u shkakton telashe të moshuarve, prej të cilëve një numër i madh me probleme shëndetësore, e që nuk mundën të shkojnë ta kryejnë këtë proces.

Këta kërkojnë nga ana e stafit që të përcaktohet një vend në kat të parë, që të jetë më lehtë i qasshëm.

Përveç kësaj, një pjesë tjetër patën telashe ngase nuk ishin të informuar se duhet në mëngjes të vijnë për t’u regjistruar në Sistemin e Informimit Shëndetësorë, e të pajisen me numra si formë termini për të mos krijuar tollovi.

Për problemin e parë, drejtori i QKMF-së deklaroi për Klan Kosova, se gjatë së shtunës, stafi u përkujdes për ata që nuk mundën të arrijnë në katin  e tretë që të zbresin e ti vaksinojnë poshtë, ndërkaq që nga java tjetër pritet që procesi të vazhdoj në Sallën e Sporteve, ku do të ketë hapësirë më të madhe.

Sipas tij, nga java tjetër është planifikuar edhe shtimi i kapaciteteve të testimit, që aktualisht është afro 110 në ditë.

klankosova.tv

lajme të ngjashme