A kemi krizë të leximit? – Dragusha: Tradita e leximit nuk ekziston te ne (VIDEO) NULL NULL 19.06.2026 22:05 19.06.2026 22:05 Autori dhe publicisti Dritan Dragusha, vlerëson se Kosova ende nuk ka arritur të ndërtojë një traditë të qëndrueshme të leximit. Këtë ai e lidh me zhvillimin e vonshëm të kulturës së shkrimit dhe leximit në vend. Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Dragusha tha se Kosova ka hyrë vonë në kulturën e leximit, në një kohë kur pjesa tjetër e botës po përballej me zhvillimet teknologjike dhe internetin. “Ajo çka ne vërejmë në Kosovë është se kemi qenë shumë të vonshëm edhe në shkrim, edhe në lexim. Kur bota po hynte në epokën e internetit, ne sapo po hynim në leximin klasik”, tha Dragusha në Rubikon. Sipas Dragushës, problem mbetet edhe leximi i detyrueshëm në sistemin arsimor, pasi studentët shpesh janë mbështetur në materiale të përmbledhura në vend të veprave të plota. “Karakteristikë te ne është që edhe leximi i detyrueshëm është problematik. Mësuesit dhe profesorët e dinë se kanë ekzistuar skriptore në fakultete e katedra, ku studentët lexonin vetëm pjesë të shkëputura për t’i kaluar provimet”, tha ai. Dragusha më tej tha se për shkak të këtyre rrethanave, në Kosovë nuk është krijuar një traditë e mirëfilltë e leximit. “Tradita e leximit tek ne nuk ekziston”, deklaroi Dragusha. /Klankosova.tv “Libraritë konkurrojnë me fusha të tjera si dyqanet e rrobave dhe kafenetë, megjithatë arrijmë t’i mbajmë libraritë në vendet kryesore në Prishtinë, në qendrat tregtare dhe lokacione të tjera. Së shpejti do të hapet edhe një librari në Prizren. Që i bie se nëse në anën tjetër, ne nuk do të takoheshim me lexuesin që vjen si kërkesë dhe blen librin kjo nuk do të funksiononte”, tha më tej Zeneli. /Klankosova.tv