Vaksinat e skaduara presin shkatërrimin (VIDEO) NULL NULL nga Arbreshë Uka 12.09.2021 20:15 nga Arbreshë Uka 12.09.2021 20:15 Mbi 130 mijë vaksina AstraZeneca të cilat kanë dal nga përdorimi me 31 gusht të këtij viti, ende kanë mbetur nëpër stoqet e qendrave të vaksinimit nëpër komuna. Kësisoj në qendrën e imunizimit në Fushë-Kosovë i kanë veçuar 664 doza me afat të skaduar në depon e tyre, njëjtë është edhe në Rahovec. “I kemi 2,231 vaksina AstraZeneca të cilat kanë skaduar me 31 gusht. Ne jemi duke i mbajtur veçmas, deri në një vendim të IKSHPK-së dhe MSh-së, se çfarë do të bëhet me këto vaksina”, deklaroi Elbunit Kryeziu, Drejtor në QKMF-në e Rahovecit. Derisa IKSHPK-ja nuk e ka bërë as edhe një kërkesë tek Inspektorati Farmaceutik për t’i filluar procedurat për asgjësimin e këtyre vaksinave antiCOVID, pasi që Instituti ende nuk i ka mbledhur stoqet me afat të skaduar nga komunat. Por si janë procedurat për asgjësimin dhe shkatërrimin e pajisjeve medicinale? “Sa u përket produkteve me afat të skaduar, Institucioni – në këtë rast IKSHPK bënë kërkesën pranë Inspektoratit Farmaceutik për verifikim të stokut të produkteve me afat të skaduar. Pastaj Inspektorati Farmaceutik bazuar në kërkesë benë verifikimin e stokut dhe me procesverbal urdhëron që të ruhen apo të karantinohen deri në krijimin e kushteve për shkatërrim” , treguan nga Inspektorati Farmaceutik Tutje, në këtë proces përfshihen edhe inspektorët e mjedisit. Teksa asgjësimin dhe shkatërrimin e mbeturinave medicinale përmes djegies mund ta bëjë vetëm ndonjëra prej tri kompanive të licencuara nga Ministria e Mjedisit, ku në fakt asnjëra nga to nuk e pranoi televizionin për t’i filmuar furrat përkatëse ku kryhen këto procese. “Vaksinat mund të shkatërrohen në temperatura të larta mbi 1100 gradë celsius, mund të djegien edhe në temperatura më të ulëta, të përdorën tretësira për hollim, varësisht prej kategorisë së produkteve mjekësore”, tha kreu i OFK-së, Arianit Jakupi. Pos legjislacionit që është në fuqi, në këtë rast MSh mund të marr edhe ndonjë rekomandim nga prodhuesi i vaksinës, në mënyrë që i gjithë procesi të shkoj me rregull. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.