Vaksina Pfizer tani mund të ruhet në frigorifer për një muaj NULL NULL 18.05.2021 09:05 18.05.2021 09:05 Rregullatori i Barnave në Bashkimin Europian ka thënë se vaksina Pfizer tani mund të ruhet në temperaturën e frigoriferit për një kohë shumë më të gjatë sesa që ishte rekomanduar më herët. Agjencia Evropiane e Barnave ka thënë se sapo vaksinat të shkrihen, shishet e pahapura mund të mbahen në frigorifer deri në një muaj. Kohëzgjatja aktuale e qëndrimit në frigorifer është vetëm pesë ditë. Zgjatja e kohës së qëndrimit të vaksinës në frigorifer pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm në shpërndarjen e vaksinave në gjithë BE-në. Nevoja për transport dhe ruajtje në temperatura shumë të ulëta ka qenë një nga disavantazhet kryesore të vaksinës Pfizer.