“Vajzë, nuk je më guvernator”, Elon Musk tallet me Trudeaun për Kanadanë NULL NULL 08.01.2025 15:59 08.01.2025 15:59 Elon Musk hap një front të ri sulmesh edhe me Kanadanë, duke iu përgjigjur agresivisht deklaratës së Justin Trudeau, i cili hodhi poshtë kategorikisht agjendën e promovuar nga Donald Trump, për ta bërë vendin e tij shtetin e 51-të të SHBA-së. Në deklaratën e tij Justin Trudeaut, tha se Kanadaja nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së. Por Elon Musk sulmoi ashpër kryeministrin kanadez në ikje, transmeton klankosova.tv. “Vajzë, ti nuk je më guvernator i Kanadasë, kështu që nuk ka rëndësi se çfarë thua”, i është përgjigjur ai në postimin e tij në X. Kjo duke dashur ta barazojë atë me një guvernator të një shteti amerikan dhe të minimizojë fjalët e tij, teksa ai njoftoi dorëheqjen nga kryeministria.