Vajza shtatë vjeçare dhe pesë të tjera qëllohen me armë jashtë një kishe në Londër NULL NULL 15.01.2023 11:41 15.01.2023 11:41 Një vajzë shtatëvjeçare ka pësuar lëndime të rënda pasi një person shtiu drejt turmës përderisa ishte me makinë, jashtë një kishe qendrore në Londër. Një shërbim përkujtimor po mbahej në kishën e Shën Aloysius në Euston kur thuhet se u qëlluan nga një automjet në lëvizje. Policia tha se një vajzë 12-vjeçare dhe katër gra – 21, 41, 48 dhe 54 vjeç – u plagosën gjithashtu. Shtatëvjeçarja, e cila u dërgua në një spital qendror të Londrës, mbetet në spital në një gjendje të rrezikshme për jetën. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier 05/07/2025