Vajza e vogël e Obamës regjistrohet në Universitetin e Michiganit NULL NULL 29.08.2019 13:00 29.08.2019 13:00 Sasha Obama po fillon karrierën e saj në kolegj. Vajza më e vogël e ish-presidentit Barack Obama do të fillojë mësimet në Universitetin e Michiganit të martën e ardhshme, raporton The Detroit News. Disa dëshmitarë që e panë atë në koridorët e fakultetit thanë se ajo ishte e shoqëruar me disa agjentë të Shërbimit Sekret. Universiteti nuk pranoi të konfirmojë regjistrimin e Sashës duke thënë se nuk mund të zbulojë informacione të tilla në lidhje me studentët. Një zëdhënëse e nënës së saj, Michelle Obama, gjithashtu nuk pranoi të komentojë këtë.