Ushtroi dhunë fizike e psiqike ndaj vëllait, arrestohet burri në Pejë NULL NULL 13.07.2025 10:06 13.07.2025 10:06 Fotografi ilusturese e dhunes Një burrë është arrestuar në Pejë, derisa dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj vëllait të tij. Sipas policisë, viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv. “Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që kishte ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj vëllait të tij. Viktima ka refuzuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.