Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ushtria izraelite thotë se Hamasi mbante pengje izraelite në tunelet e gjetura nën Khan Younis

NULL NULL
11.01.2024 20:23
Khan Younis
Foto nga arkiva. Khan Younis

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë thënë se një tunel që zbuluan nën qytetin jugor të Gazës, Khan Younis, u përdor nga Hamasi për të mbajtur pengje izraelitë.

Sipas IDF-së, tuneli ishte i lidhur me një sistem nëntokësor tunelesh të tjerë nën një zonë civile në Khan Younis dhe kishte “sisteme ventilimi, furnizim me energji elektrike dhe hidraulik”.

“Pas hetimit të tunelit, mund të konfirmohet se pengjet izraelitë kishin qenë brenda tunelit”, thuhet në deklaratën e IDF-së.

Deklarata shtoi se forcat izraelite gjetën më shumë se 300 boshte tunelesh, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Disa të çojnë në tunele të rëndësishme, boshte taktike dhe zona nëntokësore të cilat përdoren si objekte për ruajtjen e armëve dhe zona luftarake”, thuhet tutje në këtë deklaratë.

 

lajme të ngjashme