Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ushtria izraelite: Po shembim linjat e mbrojtjes së Hamasit

NULL NULL
02.11.2023 15:15

Ushtarët izraelitë po luftojnë ballë për ballë me militantët e Hamasit në Gaza ndërsa operacioni në Rrip po përparon “siç ishte planifikuar”, tha sot një zëdhënës i ushtrisë së vendit.

“Luftëtarët vazhdojnë të shembin linjat mbrojtëse të Hamasit në veri të Rripit të Gazës dhe të marrin kontrollin e zonave qendrore”, tha admirali Daniel Hagari në një konferencë shtypi. “Ne vazhdojmë të intensifikojmë aktivitetin dhe të ecim përpara sipas planit dhe synimeve që i kemi vendosur vetes”.

“Një betejë zgjati ‘disa orë’ gjatë natës si pjesë e operacioneve tokësore, me mbrojtjen ajrore që ofronte mbështetje”, tha Hagari, shkruan NBC News, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme