Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ushtria izraelite i thotë OBSH-së të heqë furnizimet mjekësore nga Gaza jugore

NULL NULL
04.12.2023 21:49

Ushtria izraelite i ka thënë Organizatës Botërore të Shëndetësisë që të heqë furnizimet nga dy depot e saj mjekësore në Gazën jugore, brenda 24 orëve, pasi operacionet tokësore do t’i bëjnë ato jashtë përdorimit.

Kjo u bë e ditur nga drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, raporton Klankosova.tv.

“Ne i bëjmë thirrje Izraelit të tërheqë urdhrin dhe të marrë çdo masë të mundshme për të mbrojtur civilët dhe infrastrukturën civile, duke përfshirë spitalet dhe objektet humanitare”, shkroi drejtori në një postim në X.

lajme të ngjashme