Ushtria izraelite godet edhe 450 objektiva të Hamasit NULL NULL 29.10.2023 10:41 29.10.2023 10:41 Ushtria izraelite tha herët të dielën se kishte goditur 450 objektiva të tjerë të Hamasit brenda 24 orëve të fundit dhe se po rrit numrin e forcave tokësore në Gaza. “Si pjesë e zgjerimit të aktiviteteve tokësore, forcat e kombinuara luftarake goditën objektivat terroriste që u përpoqën të sulmonin forcat”, tha ai, duke raportuar se dy ushtarë izraelitë u plagosën. Këto pretendime ende nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur, raporton AFP, transmeton Klankosova.tv.